Na ka bërë të gjithëve për të qeshur, ndahet nga jeta aktori i njohur

Të gjithë ne që kemi parë filmin “Dasma ime greke”, (My Big Fat Greek Wedding), kemi qeshur pafund me batutat e Gus Portokalos, babait të Toulas, tek i cili jo në pak raste shihnim ngjashmëri me baballarët tanë.

“Në paqe dhe nga shkaqe natyrale, Michael Constantine aktori që i dha shumë këtij filmi, ka ndërruar jetë në moshën 94-vjeçare”, transmeton “tirananews.al”.

Edhe Nia Vardalos, e cila ishte jo vetëm protagonistja (vajza e tij në film), por edhe ajo që shkruajti skenarin e komedisë së famshme, i ka kushtuar disa fjalë emocionale ikjes së Michael.

LEXO EDHE: Ndërroi jetë aktori i njohur, Jean-Paul Belmondo