nâna i zuni flokët gërshet
e ra me fjetë
i fshehi sytë nër kapakë
sikur do me lue
kukafshehi
njehni ju trija
deri n‘dhjetë
n‘mujshi me m‘gjetë
nâna mâ s‘u çu
trupi i saj mur tjetër trajtë
t‘nestrit
e lajtëm bardh
e krehëm l’mojtë
e mlum me dhê
për shpirtin e saj
u zumë keq nërveti
njona e dojke n‘poç t‘mjaltit
tjetra n‘arkë t‘petkave
unë n‘dollap t‘letrave
derisa ram‘ n‘ujdi
me marrë secila copën e saj
me rujtë qysh di.
ObserverKult
_______________________
Lexo edhe:
BUQETË POETIKE NGA PEM’ZA PESO: I DASHTUNI JEM PREJ LETRE…
Ju ftojmë të lexoni një cikël të zgjedhur poezish nga Pem’za Peso:
Blini jem
hej blini jem
kur t‘visha përfaqe
si hanë kulaçe
pa mbaru përqafimi
tana lulat i çelshe prej gëzimi
a e man men
sa here t‘ardhsha nër mriz
hijen ma thejshe n‘mjedis
unë prej atëhere
jam rrëxue shpesh tuj ec symshelë
tuj dashtë me i rue tana pamjet
edhe atë erë
sot m‘je kujtu
renin e ke pas me u zhvesh
o për vjeshtën
o për mu
Dimnat
tinëz ranë
dimën mas dimni
e ma rrafshun stomin e gjinit
bregorja jeme e harrume
që pat nxjerr kry
nër palat e këmishes s‘arrnume
kurgjo s‘tek-o
me t‘metë
dritave t‘synit të zitë e natës
e bardha e borës
mbi flokë
sa zor tek-o
kur t‘ik
pa u hetu
reni i rruzave prej qafës
I dashtuni jem…
I dashuni jem prej letre
t‘palova degermi
e t’fsheha n‘xhep setre
le t‘dokesh si hajmali
Mun me i ra n‘dorë
naj tjetre
që t‘merr për zjerm
t’i djeg gerëm për germë
krejt çka kam shkru
T‘kam fsheh prej syve t‘huj
edhe prej dilli
kur t‘harrojnë krejt
t‘nxjerr n‘ven mindili
Kushedi
naj lot a skej buze
me ty e…
Shkrimin e plotë e gjeni KËTU.
ObserverKult