Bardhyl Londo: Ne jemi si dy brigje lumi, përjetë përballë-përjetë të ndarë…

bardhyl londo
Bardhyl Londo

Ne jemi si dy brigje të një lumi,
përjetë përballë, përjetë të ndarë,
natën ndërtojmë në ëndrra një urë,
ditën mbetemi të huaj si më parë.

Ne jemi si dy brigje të një lumi,
(Fat të rëndë paskan, e dashur, brigjet!)
Në ëndrra qajmë e qeshim bashkë,
ditën të flas, ti s’më përgjigjesh.

Dhe në mos më pafsh një ditë në vendin tim,
përballë teje në mos më pafsh një natë,
mos u beso fjalëve që thonë të kam harruar,
besomë mua: jam shndërruar në Rozafë.

Një urë të ngre të lidhen brigjet,
me ditë e mia, me ëndrrat do ta mbaj,
të vij të mbështes kokën mbi supin tënd
dhe të hesht, të qesh, të qaj.

titulli i origjinalit : URA DHE BRIGJE

ObserverKult

Lexo edhe:

Bardhyl Londo: Edhe dashuritë vdesin, e shtrenjta ime!

Bardhyl Londo: Atdheu është dhimbje!