Nga Elida Rusta
N’prehnin tánd bash si atëherë
ulem shpesh sá me hek brengën.
Peng i mallit tém të justifikuem,
peng që t’lyp me mbushë vendet bosh që m’lén jeta.
Nánë!
Njerëzit a thu kur ikin prej kësaj bote,
ikin njimend??
Kam fillu me besue se s’ka jetë t’përtejme,
se ti shpirti jém,
nuk e kishe lán pa árdh me má prekë kryet
kur sheh sá nevojë kam për ty.
Ah, t’kishe me árdh edhe veç nji herë!
Me ja nxjerrë pluhnin tán k’saj dashnie
që ka me m’mungue gjithmonë…
ObserverKult
Lexo edhe:
AMARILDO PREGAPUCA: JU SE NJIHNI ATË…
Ju se njihni atë dhe s’keni se si
Dhe unë vet, rastësisht e njoha
Quhet…
As emri i saj, nuk kish rëndësi
Kish një mace, trazovaçe
Që lulet më prishte në oborr
E për mua, kjo ishte e gjithë sa ishte
Për dikë tjetër, ndoshta ishte diçka tjetër
Një nënë?!
Një ish-grua apo ish e dashur?! -Ndoshta
Ndoshta dhe një poezi e së kaluarës.
Apo nje melodi e fërshëllyer me frymë shpirti.
S’e di
Por për mua.
Ishte thjeshtë, zonja e vjetër, e maces trazovaçe.
Mu kujtua sot, tani
Teksa cigaren po pija në dritare
Po ecën ngadalë, shumë ngadalë
E vetme tërësisht e vetme
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult