Sa herë dora ime prek trupin tënd të zhveshur dhe shtrati i djersitur ngjan me një re, me duart që të dridhen me sytë e një fëmije papritur me pyet, “a ka të tjerë si ne”?
Pastaj ora ndalet dhe toka s’rrotullohet hëna plasaritet, nuk fryn më as erë me muskuj të tendosur në pritje të një britme sërish pëshpërit, “do vdesim edhe ne”?!
Të dua, të dua, të dua – unë kaq di të tjerat nuk i gjejmë nuk i gjejmë dot as unë, as ti
Loti yt rrokulliset edhe zbret në gjoksin tim neve botën nuk e njohim, parajsën ne e dimë akrepat po lëvizin, toka rrotullohet hëna e plotë – asgjë nuk pipëtin…
Të dua, të dua, të dua dhe ti e di sa herë s’ta kam thënë, ta kam fshehur, por je vetëm ti.
Dhe ndjej dorën tënde mbi trupin tim të zhveshur shrati i djersitur, kjo dritë kaq e zbehtë me gjunjët e këputur, me sytë e përhumbur tani unë të pyes: “a ka të tjerë si ne?!”
Dhe prapë ora ndalet dhe toka s’rrotullohet hëna plasaritet, nuk fryn më as erë me muskuj të tendosur, në pritje të një britme sërish pëshpërit, “do vdesim edhe ne”?