Naser Berisha: A më kujton? (teksti dhe kënga)

A më kujton?”, këndon Naser Berisha

Koha iku, na harroi
Mbeti veç kujtimi letër.
Si ngahera, të kërkoj
Me kitarë boem i vjetër.
Para shkollës, si dikur
Unë të pres, e ti nuk vije
Dhe pyes vetën, si i marrë
Ndonjëherë në mend do t’bie.

Ku më mbete bjondina ime
Që më ngjall prapë këto kujtime,
Ndonjëherë të lutem a më kujton?
Ty të kisha yll rinie,
Një dhuratë prej perendie
Dashuri e vjetër të kërkoj…

Gjumë nuk kam, bie shi,
Në fotografi ti vetëm mbete.
Jeta të mori, larg të çoi
Nuk e di se ku më trete.
Jam i vetëm, si atëherë
Fati mua nuk më priu
Lumturinë që ne e kishim fatkeqësia e përbiu…

Ku më mbete bjondina ime,
Që më ngjall prapë këto kujtime,
Ndonjëherë të lutem a më kujton?
Ty të kisha yll rinie,
Një dhuratë prej perendie
Dashuri e vjetër të kërkoj…

ObserverKult


Kliko edhe:

NASER BERISHA: DO TË DOJA (TEKSTI DHE KËNGA)

Do të doja që sonte floktë e tua
të shtrihen mbi jastëkun tim
do të doja që sonte ta shijosh romantikën
Nën dritën e qiririt tim.

Do të doja që sonte t’kem pranë vetes
do të doja sonte t’jem me ty
do të doja që kjo natë pa fund të na takoj
vetëm mua… mua dhe ty.

Dhe do të doja çka s’do doja
të bëj sonte me ty
që në rrugën e gjatë të avanturave tua
une të jem i pari njeri.

Kur premierës i erdhi fundi
Dhe mëngjesi filloj të agoj
më puthe njëherë në faqe e më the
“këtë natë kurrë s’do ta harroj”.

Më vjen mirë që ma besove
këtë gjë kaq me rëndësi
që nga sonte me mua e dashura ime
ti hyrë në botën plot dashuri.

Do të doja çka s`do doja
të bëjë sonte me ty
që në rrugën e gjatë të avanturave tua
und të jem i pari njeri.