Natasha Lako flet për telefonatën me Nexhmije Hoxhën: Më paralajmëroi, do të shohësh se çfarë do të ndodhë…

Poetja dhe skenaristja e filmave, Natasha Lako ka treguar një ngjarje që e ka përjetuar shumë rëndë.

Gjithçka lidhej me një film në kohën e komunizmit, i cili nuk është pritur shumë mirë nga gruaja e diktatorit Enver Hoxha, Nexhmije Hoxha.

Si pasojë, Lako ka rrëfyer momentin kur ajo e mori në telefon dhe e paralajmëroi.

Mirëpo, fati i tyre i mirë ishte sepse në kohën kur doli filmi, u hapën Ambasadat dhe duhet të merreshin me qindra njerëz, duke lënë pas dore ngjarjen e tyre.

“Me të vërtetë ishte një çudi, mua më mori në telefon Nexhmije Hoxha. Më paralajmëroi se ti do të shohësh se çfarë do të ndodhë.

Më ka marrë në telefon një të premte dhe më tha: “Të hënën do bësh shkrim te ‘Zëri i Popullit’”.

Edhe u botua shkrimi, ku propozohej për të hequr të drejtën e botimit, dmth të mos shkruanim më, ekzekutim dhe ishte diçka që na tronditi në fakt.

I dërguam një letër Ramiz Alisë dhe i thamë që po bëhet një terror.

Nuk i thamë që më mori Nexhmije Hoxha në telefon. Me pak fjalë u bë një diskutim i hapur, do të thotë si duhet të sillemi ne karshi këtij filmi, na mbrojtën.

Disa na mbrojtën, disa u gëzuan që të mos mbroheshim. Bota i ka të tëra këto dhe kuptoheshin shumë mirë.

Por fati ynë, që të rinjtë që na shpëtuan ne, ishin të rejat dhe të rinjtë që shkuan nëpër ambasada, ngjarjet e 2 korrikut se ky filmi u shfaq më 30 maj dhe në 2 korrik ku kishte njëri kohë të merrej më me ne.

Duhet të merreshin me qindra, mijëra njerëz dhe ishte një periudhë shumë e vështirë”, tregoi, kohë më parë, poetja e njohur./abcnews.al

ObserverKult


Lexo edhe:

“SA VAJZA U DASHURUAN”/ NATASHA LAKO KUJTON VITET KUR NË QYTETIN E SERENATAVE PUNONTE PIRRO MANI

Sa vajza u dashuruan nëpërmjet dashurisë së tij skenike”, kujton poetja, vitet kur ishte gjimnaziste dhe prania në qytet e Pirro Manit, nuk ishte një ngjarje, ishte ndryshim, një frymë e re, e injektuar në qytet përmes artit.

“Ata që nuk e dinë se çfarë ndodhi në Korçë, kur u kthye Piro Mani. Korça nuk u drodh sot, që iku Pirro Mani.

U trondit më shumë me mbërritjen e tij, nëpër rrugët e kalldrëmta. E ndjeu se po ndodhte diçka në trupin e saj.

Në rrugë ndihej zëri i tij, gjesti i tij, premtimi i tij për të zgjuar një qytet të tërë. Dhe bashkë më të, vetë Korça të ngjitej në skenë dhe Pirro Mani të qe spektatori.

Në premiera mund ta shihje duke u përkulur në shenjë nderimi karshi artit.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult