Natassa Theodoridou & Giorgos Papadopoulos: Shumë të dua ty… (teksti dhe kënga)

Ju ftojmë ta dëgjoni këngën “Shumë të dua ty…”, nga Natassa Theodoridou & Giorgos Papadopoulos.

Teksti: Nikos Moraitis
Muzika: Jorgos Theofanous

Shumë të dua ty
shumë sa nuk ka
atje ku arrin ti
tutje më nuk ka.

Ka kjo dashuria
një të tillë fuqi
male ngre lart ti
të ul ajo ty…

Shumë të dua ty
më shumë asnjeri
si kjo dashuri
nuk na ngjan njeri.

Sepse ne të dy
shkuam përpara,
përtej bashkë
përtej ndaras,
vetëm ballas…

Shumë të dua ty
më shumë më nuk di,
s’dua të kesh mundësi
më për refuzim.

Po dhe në refuzim
unë do të jem aty
Jo, po më the ti
mos, do ulërij…

Në shqip: Erina Çoku

*Titulli i origjinalit: “Përballë”

ObserverKult

———————————-


Kliko edhe:

SABRI FEJZULLAHU: HIJA E FLOKUT TËND (TEKSTI DHE KËNGA)

ObserverKult