Naun Shundi: Krijimi i një teatri në banesë, është një financim që nuk vete dëm

naun shundi

Naun Shundi krijon teatrin e parë të llojit “Teatër dhome” në Shqipëri, duke shfrytëzuar hapësirat e banesës së tij.

Nisur nga mungesa e theksuar e skenave dhe sallave alternative teatrore në Tiranë, kam marrë një iniciativë personale. Do të krijoj një skenë dhe sallë me rreth 50 ulëse, në ambientet e brendëshme të banesës time. Një “Teatër dhome”, që do të mund të shërbejë për instrumentistë të huaj e shqiptarë. Ekspozita pesonale, teatër kukullash, grupe piktorësh, promovime veprash letrare. Mandej zhvillime festivalesh kombëtare dhe ndërkombëtare, si dhe premiera filmash artistik me metrazh te shkurtër.

Kjo është një eksperiencë normale për botën e qytetëruar. Në shërbim të këtij projekti, kam vënë në përdorim të gjitha shpenzimet e mia, si dhe ndihmën e çmuar të miqëve. Me kë rast, nuk po shfytëzoj ndihmën e institucioneve, në të cilat kisha llogaritur pë ndihmë, si Bashkia e Tiranës dhe Ministria e Kulturës.

Si një nismë unike, natyrshëm që kënaqësia është jo vetëm e jona si organizatorë, por një lajm i bukur për të gjithë komunitetin artistik shqiptar. Është një investim privat, por është një vepër publike.

Arti ka gjuhë ndërkombëtare dhe si i tillë kjo sallë modeste do të rrugëtoj edhe në kompeticionet ndërkombëtare.

Të gjitha shfaqjet apo veniet e seleksionuara në teatrin “Zonja e Bujtinës”, do të kenë sukses, falë eksperiencës time 40 vjecare si në aktrim, regjisurë, dramaturgji apo pedagogji.

Mundësimi i nisjes së një teatri të ri, është një lajm i mrekullueshëm. Kjo jo vetëm për ne si iniciatorë që kemi investuar jetët tonë, por edhe për brezat e rinj. Për më shumë mundësi ballafaqimi me botën e bukur të teatrit, apo artit në përgjithësi.

Ky teatër është një bekim për qytetin e Tiranës. Është një lajm i bukur për krijuesit dhe një shesh më shumë për skenën e munguar vendase. Si artist, jam i lumtur që munda të ndërtoj për brezat e rinj një oazë arti. Sidomos pas shembjes së Teatrit Kombëtar, copëzat e të cilit i kam edhe në teatrit tim “Zonja e Bujtinës”.

Realizohen shumë donacione për shfaqje apo spektakle artistike të cilat shfaqen një herë, ose me pak jetë skenike dhe asgjë për godina dhe ndërtesa ku zhvillohet Teatër. Jam i lumtur që munda të kontribuoj në realizimi e një ëndërre dhe i një lajmi, si ajo e ndërtimit të një shenjtërie si ai i Teatrit tonë./balkanweb.com

ObserverKult

Lexo edhe:

NAUN SHUNDI FLET PËR ROLIN NË “KAPTERR BEHARI”: SHFAQJA DENONCON KRIMET KOMUNISTE, DY ARSYE…