Naxhije Gashani: Qiell dashurie mbi poezi

Ne lexojmë të dy poezinë i dashur
njëjtë e ndjejmë metaforën
tingulli bie aty në rrokjen ku nxjerrë
zë dashuria

Ne dashurojmë të dy poezinë i dashur
vargun e njëri-tjetrit shpesh e përpijmë zemrës
na duhet varg t’i shtrijmë tingujt e pasthirrmave
gjokset tona nënkresa, shtrojë krahët tanë

Ne ndajmë shije të njëjtë poezie i dashur
jetën thurim ëndërr ritmin e udhëve njëjtë ndjekim
në tituj ngelemi shpesh dilemave
ç’emër t’i vëmë deng ndjenjave
befas lindë një varg sall
për t’i vënë kurorë të pathënave në mes nesh

Dashuria poezi është i dashur
Poezia dashuri