Nga ninullat që këndojnë nënat,
Te lajmet që lexon spikeri,
Të fitosh mbi gënjeshtrën kudo qoftë në botë,
Në zemër, në libra, në rrugë.
Ç’lumturi përrallore është të kuptosh,
Të kuptosh çka po vdes dhe atë që po lind.
Përktheu Besnik Mustafaj
*Titulli i origjinalit: “Të kuptosh”
ObserverKult
Lexo edhe:
NAZIM HIKMET ME SHUMË DASHURI: FJALËN MË TË BUKUR ENDE S’TA KAM THËNË…
Nga Nazim Hikmet
Disa thonë “s’jetoj dot pa ty”
Unë nuk jam nga ata;
Jetoj edhe pa ty
Por me ty jetoj ndryshe…
***
Vetmia i mëson njeriut shumë gjëra
Por ti mos shko
Unë le të mbes i paditur…
***
Njeriu;
Kur nuk bëhet dot det
Në emër të shpresës
Duhet të bëhet pulëbardhë.
***
Dhe fjala më e bukur që dua të të them
Është ajo që ende s’ta kam thënë.
***
Kush e di;
Ndoshta nuk do ta donim njëri-tjetrin kaq shumë
Nëse s’do vështronim nga larg
Shpirtrat tanë…
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
NAZIM HIKMET: LETËR GRUAS “E VETMJA IME”
Poezi nga Nazim Hikmet
E vetmja ime!
Në të fundit letrën tënde:
“Më dhemb koka,
zemrën e kam rrëmujë”
më thua.
“Sikur të të varin,
sikur të të humb”,
thua,
“s’jetoj dot”!
Jeton, gruaja ime e dashur,
si një tym i zi do ndahet
kujtimi im në erë,
jeton, flokëkuqja e zemrës sime,
e shumta një vit zgjat dhimbja e vdekjes
në shekullin e njëzetë.
Vdekja.
Një i vdekur varur në litar,
kjo vdekje, s’di pse
shpirtit tim s`i shkon për mbarë.
Por ji e sigurt e dashur
Nëse dora e zezë si një merimangë tërë qime
e një arixhiu të mjerë
do më hedhë litarin e përfundimit,
Do shohin me kot se s’do ta gjejnë,
frikën në sytë e kaltër të Nazimit.
Unë,
Në errësiren e purpurt të vjeshtës,
shokët dhe ty do vështroj,
dhe vetëm një dhimbje-këngë të mbetur gjysmë,
dheut do ti çoj.
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU: