Nga Nazim Hikmet
Disa thonë “s’jetoj dot pa ty”
Unë nuk jam nga ata;
Jetoj edhe pa ty
Por me ty jetoj ndryshe…
***
Vetmia i mëson njeriut shumë gjëra
Por ti mos shko
Unë le të mbes i paditur…
***
Njeriu;
Kur nuk bëhet dot det
Në emër të shpresës
Duhet të bëhet pulëbardhë.
***
Dhe fjala më e bukur që dua të të them
Është ajo që ende s’ta kam thënë.
***
Kush e di;
Ndoshta nuk do ta donim njëri-tjetrin kaq shumë
Nëse s’do vështronim nga larg
Shpirtrat tanë…
Kush e di;
Nëse fati nuk do të na mbante larg
Ndoshta s’do ta ndjenim njëri-tjetrin
Kaq pranë…
Përktheu: Rozana Belli
ObserverKult
Lexo edhe:
NAZIM HIKMET: PËR MUE TASH JE SI GJITHË TJERËT
Lexo edhe:
NAZIM HIKMETI, ARISTOKRATI POPULLOR I POEZISË
Nga Preç Zogaj
Kishim lexuar poetë moderne francezë, anglezë, spanjollë, italianë, grekë, madje edhe rusë e rumunë, kur një pasdite, gjatë një vizite rituale në shtëpinë e Besnik Mustafajt, i cili po shërohej dalëngadalë nga pasojat e një aksidenti me makinë në rrugën e Burrelit, ai më dha disa përkthime të poetit turk Nazim Hikmet. Ka kaluar më shumë se një gjysmë shekulli që nga ajo ditë. Por nuk e kam harruar kurrë përndritjen e menjëhershme dhe një ndjenjë mrekullimi që më transmetuan vargjet e tij.
“Deti më i bukur s’është lundruar ende
Fëmija më i bukur ende s’është rritur
Ditët më të bukura, ditët me të bukura ende s’i kemi jetuar
Dhe fjalën më të bukur që kam për ty
ende s’ta kam thënë”.
Tekstin e plotë e gjeni KETU
ObserverKult