Nazim Hikmet: E kuptova që je si gjithë tjerët…

nazim hikmet


Poezi nga Nazim Hikmet

Sytë e mi n’sytë e tu nuk gjejnë dashni
Zemrën ata nuk ma ftojnë n’arrati
Shpirti m’u shkretu’, krejt po shterët
Për mue tash je si gjithë tjerët.

Mbramë tu’ t’ndjekë rrugës në shtegti
Sot tu’ ik prej teje në fshehtësi
Fill nxora zemrën teme n’kuvertë
dhe e kuptova që je si gjithë tjerët.

Të kam harru’, mirë e di s’ka kthim
T’kaluemes i përket tash premtimi im
Nga ti ma s’ndjej prekje n’zemër, as n’setër
Për mue tash je si çdokush tjetër.

Përktheu nga origjinali: Leonora Hajra

ObserverKult

NAZIM HIKMETI, ARISTOKRATI POPULLOR I POEZISË

Nazim Hikmet
Nazim Hikmet

Nga Preç Zogaj

Kishim lexuar poetë moderne francezë, anglezë, spanjollë, italianë, grekë, madje edhe rusë e rumunë, kur një pasdite, gjatë një vizite rituale në shtëpinë e Besnik Mustafajt, i cili po shërohej dalëngadalë nga pasojat e një aksidenti me makinë në rrugën e Burrelit, ai më dha disa përkthime të poetit turk Nazim Hikmet. Ka kaluar më shumë se një gjysmë shekulli që nga ajo ditë. Por nuk e kam harruar kurrë përndritjen e menjëhershme dhe një ndjenjë mrekullimi që më transmetuan vargjet e tij. 

“Deti më i bukur s’është lundruar ende
Fëmija më i bukur ende s’është rritur
Ditët më të bukura, ditët me të bukura ende s’i kemi jetuar
Dhe fjalën më të bukur që kam për ty
ende s’ta kam thënë”.

Ishin vargje të një pastërtie, thjeshtësie, bujarie dhe fisnikërie të rrallë. Edhe po të mos e dinim emrin e autorit, do të dallonim prapa tyre një udhëtar me zemër të madhe, që ka vuajtur, që ka ëndërruar, që ka shpresuar, që ka luftuar, që është shpaguar në fund të fundit në endjet e tij të pasosura, por përsëri dallon me gëzim, me shqisën e dashurisë, horizontin e një bukurie ku ai vetë ndoshta s’do të mbërrijë, por njerëzimi po.

Ky ishte Nazim Hikmeti, një zë nga më të ndjerët dhe më të fuqishmit në koncertin e poezisë botërore të shekullit XX. Për shkak të një rastësie, nga ato që mund të quhen rastësi të domosdoshmërisë, Mustafaj iu vu punës për të përkthyer Hikmetin pas aksidentit që e shkëputi për disa kohë nga impenjimet e zakonshme të periudhës. .

Tekstin e plotë e gjeni KETU

ObserverKult