Gjithë natën ra borë e dendur me furi
dhe nata ndrin e bardhë e vezulluar
një kasolle druri në qytet, periferi
në një rrugë braktisur e harruar!
Një fëmijë fle, mbështetur kokën mbi jastëk
Bjondi im i vogël topolak!
Shtëpi e boshatisur miq sonte nuk pret,
Stambolli i varfër duket tej dritares larg.
Era vërshëllen si egërsirë ne pyll
Si burgu ngjan sonte kjo vetmi
Mynever’ i vogël librin e saj e mbyll
e lot i valë i rrjedh në qetësi.
Gjithë natën ra borë e dendur me furi
dhe nata ndrin e bardhë e vezulluar
një kasolle druri në qytet, periferi
në një rrugë braktisur e harruar!
Përktheu: Servet Bytyçi
ObserverKult
Lexo edhe: