Poezi nga Nazim Hikmet
Sytë e tu, sytë e tu, sytë e tu,
Kur vijnë n’burg a n’spital,
Sytë e tu, sytë e tu, sytë e tu
e sjellin diellin gjithmonë,
si në të korrat në fund të majit
në Antali, kur agon.
Sytë e tu, sytë e tu, sytë e tu,
Sa herë përballë meje kanë lotu’
Krejt zhveshun më janë afru’
Si sy foshnje t’mdhaj e cullak,
Po gjithmonë tu’ u djegë n’flakë.
Sytë e tu, sytë e tu, sytë e tu,
Mos i turbullo sytë e tu,
O e lumtun fatbardhë
Sa ma t’kthjelltë e madhështorë
Aq ma shumë dinë me fal thesar.
Sytë e tu, sytë e tu, sytë e tu,
Si gështenjat e vjeshtës n’Bursë
Si gjethet pas shiut në verë
Dhe në çdo stinë e në çdo orë, në Stamboll.
Sytë e tu, sytë e tu, sytë e tu,
Ka me ardhë dita, o drandofil, dita,
Kur njerzit kanë me u vllaznu’
Tu’ u pa me sytë e tu, o drandofil,
Krejt me sytë e tu.
Përktheu nga turqishtja: Leonora Hajra
ObserverKult
Lexo edhe:
NAZIM HIKMET: MIRËSERDHE, GRUAJA IME, SI TË T’I LAJË KËMBËT?
Mirëserdhe, gruaja ime, mirëserdhe!
Me siguri je e kapitur,
si të t’i laj këmbët,
s’kam ujë prej trëndafili, as legen
prej argjendi.
Me siguri je e etur,
s’kam sherbet të ftohtë,
me siguri je e uritur
s’mund të të shtroj sofrën,
me çarçaf të bardhë prej lini
dhoma ime është e varfër
si vendi i robëruar.
Poezinë e plotë e gjeni KETU
ObserverKult