Ndahen 3 milionë euro, Muzeu Kombëtar i Kosovës do t’i nënshtrohet restaurimit

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit i Kosovës, Hajrulla Çeku ka bërë të ditur se janë ndarë tre milionë euro për restaurimin e Muzeut Kombëtar të Kosovës.

Ministri Çeku ka thënë se Muzeu do t’i nënshtrohet restaurimit të përgjithshëm, me fokus në konsolidimin e kushteve të deposë.

“Vlera që kemi ndarë për këtë ndërhyrje kapitale është tre milionë euro. Krahas restaurimit, gjatë periudhës sa Muzeu do të qëndrojë i mbyllur, do të bëhet edhe rikonceptimi dhe përditësimi i ekspozitave të përhershme”,  ka shkruar ministri Hajrulla Çeku në Facebook.

ObserverKult


Lexo edhe:

HAJRULLA ÇEKU: KOSOVA PO BËHET ME TEATËR TË RI KOMBËTAR, DUKE E RUAJTUR TEATRIN E VJETËR