Në Ditën Botërore të Muzikës, në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, u ndanë çmimet tradicionale në këtë fushë.
Çmimi Kombëtar për Veprimtari Jetësore “Niketë Dardani” iu nda kompozitorit, Prof. Rafet Rudi.
Çmimi për vepër orkestrale – simfonike dhe koncertante, kompozitorit z, Kreshnik Alickaj, për veprën Simfoni Nr.4.
Çmimi për vepër kamertale u nda tek dy kandidatë: z. Ersan Januzi dhe z. Hajrullah Zyla, kjo për shkak që të dy veprat janë të trajtuara në mënyrë profesionale, si nga ata teknike, dramatike. gjuha muzikore etj.
Çmimi për vepër soliste dhe duo iu nda kompozitorit z. Memli Kelmendi.
Anëtarët e jurisë për ndarjen e çmimeve vjetore për muzikë ishin:
Stephane de Gerando – kompozitor, Francë
Kushtrim Gashi – kompozitor, Kosovë, Gjermani
Ardian Halimi – kompozitor, Kosovë, Gjermani
Çmimet i ndau Ministri i MKRS, z. Hajrulla Ceku i cili ndër të tjera u tha fituesve që kjo është një pjesë e obligimit dhe më e pakta që mund të bëhet ndaj asaj që meritojnë.
Ndërsa prof. Rafet Rudi falënderoi Ministrinë për mbështetjen e krijimtarisë së tyre dhe këtë e konsideron si një stimulues të rëndësishëm për veprat e tyre që vështirë e gjejnë vendin me ndryshimet e mëdha në fushën e muzikës.