Aktori dhe këngëtari francez Jean-Paul Vignon, i cili në rrugëtimin artistik ishte për gjashtë dekada me radhë ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare në Beverly Hills.
Lajmin për vdekjen e të ndjerit e kanë konfirmuar familja ndërsa kanë bërë me dije se shkaku i vdekjes ishte kanceri në mëlqi.
Rolet e mëvonshme të Vignon përfshinin punën me zë për filmat “Shrek” dhe “500 Days of Summer”. Gjithashtu ai punoi edhe në kabare në Paris në vitet 1950, pasi studioi shkurtimisht drejtësi në Sorbonë.
Gjithashtu në vitet ’60-ta, Vignon publikoi albumin e tij të parë të titulluar “Because I Love You” dhe bëri debutimin e tij në filmin hollivudian, dramën e Luftës së Dytë Botërore “The Devil’s Brigade” (1968), me aktorët William Holden dhe Cliff Robertson.
Vignon, i cili u përshkrua nga ‘Los Angeles Times’ si dikush që “përmbushi imazhin amerikan të francezit romantik, këngëtar”, vazhdoi suksesin e tij në aktrim në dy episode të Columbo “Days of Our Lives” , në të cilin ai luajti Monsieur. Lazare, dhe serialin amerikan “Gilmore Girls”.
Një sukses tjetër ishte edhe regjistrimi i këngës “You”, e cila ishte një bashkëpunim me yllin e Charlie’s Angels, Farrah Fawcett.
Vignon ka lënë pas partneren Suzie Summers dhe dy vajza./independent.co.uk
ObserverKult
Lexo edhe:
KA NDËRRUAR JETË NJËRI PREJ KITARISTËVE MË ME NAM TË BOTËS, EDDIE VAN HALEN
Eddie Van Halen, një nga kitaristët më të mëdhenj të botës, bendi i të cilit, Van Halen, ishte një prej më të njohurve të të gjitha kohëve, ka vdekur të martën në moshën 65-vjeçare.
I biri i tij, Wolfgang ka thënë përmes një deklarate se babai i tij kishte “humbur betejën e gjatë dhe të mundimshme me kancer”.
Van Halen kishte qenë një prej kitaristëve më me nam të brezit të tij.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
NDAHET NGA JETA AKTORJA E NJOHUR SHQIPTARE, SILVANA BAJÇINOVCI
Aktorja e njohur e Teatrit të Shkupit, Silvana Bajçinovci, u nda nga jeta, ndërsa do të ngelet në kujtimet e atyre që e kanë parë të luaj në skenën e teatrit. Lajmin për ndarjen nga jeta e ka kumtuar edhe teatri amë.
E ndjera ka lindur në Stari Tërg të Mitrovicës, në vitin 1955 ku e ka kryer shkollën fillore dhe të mesme. Qysh si e vogël ka treguar prirje dhe talent për artin skenik dhe ka marrë pjesë në shfaqje të nxënësve dhe në manifestime të ndryshme kulturore duke qenë gjithnjë në qendër të vëmendjes së publikut.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult