Ndahet nga jeta aktori i njohur, Paul Grant

Ka ndërruar jetë në moshën 56-vjeçare aktori anglez Paul Grant. I ndjeri, aktori Grant ka lujatur në filmat Star Wars dhe Harry Potter.

Grant u gjet i shtrirë në tokë para stacionit King’s Cross në Londër.

“Jam e lënduar. Asnjë vajzë nuk e meriton që babai i saj t’i largohet nga kjo jetë. Ai iku shumë shpejt”. Këtë e ka konfirmuar për Sky News vajza e tij, Sophie Jayne Grant.

Zëdhënës i shërbimit të ambulancës në Londër tha se ata morën një thirrje në ora 14:08 të enjten lidhur me një incident në Stacionin St. Pancras, Euston Road.

“Ne dërguam një ekip të ambulancës dhe një mjek. Trajtuam një burrë në vendin e ngjarjes dhe e çuam në spital”, tha zëdhënësi.

Grant u bë i famshëm për rolet e tij Ewok në “Return of the Jedi” dhe të Goblin në “Harry Potter and the Philosopher’s Stone”.

Gjithashtu u shfaq në filmat e vitit 1986 “Labyrinth” dhe “Willow” në 1988. /tirananews.al

ObserverKult


Lexo edhe:

“E KE TI RADHËN”, PAS SULMIT NDAJ SALMAN RUSHDIE KËRCËNOHET AUTORJA E “HARRY POTTER”

Pas sulmit që u bë ndaj autorit të njohur, Salman Rushdie gjatë një leksioni në Nju-Jork, është kërcënuar edhe Joanne Rowling.

Autorja e sagës “Harry Potter”, e njohur si J.K.Rowling pasi ka reaguar nëpërmjet një postimi në Twitter ndaj sulmit kundrejt Salman Rushdie, pikërisht në atë postim edhe është kërcënuar.

Një mbështetës i sulmit ndaj Rushdie që në Twitter mbante emrin Meer Asif Asiz i ka shkruajtur shkrimtares. “Mos u shqetëso, e ke ti radhën”.

E njëjta llogari në Twitter, që thuhet se vinte nga Pakistani, kishte postuar gjithashtu mesazhe lavdëruese ndaj njeriut që sulmoi z.Rushdie në Nju Jork.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult