Ndahet nga jeta aktori i njohur

Aktori dhe komediani amerikan, Leslie Jordan ka vdekur në moshën 67-vjeçare. Ylli, i njohur për rolet e tij në “Will and Grace” dhe “American Horror Story”, vdiq në një aksident fatal me makinë në Los Anxhelos. Aktori humbi menjëherë jetën pasi makina e tij u përplas me një ndërtesë.

Publicisti i tij tha se bota ishte bërë një “vend më i errët” me humbjen e tij, transmeton ‘insajderi’. “Të dish se ai është larguar nga bota në kulmin e jetës së tij profesionale dhe personale është i vetmi ngushëllim që mund të ketë sot”, tha David Shaul. Aktori mori më së shumti famë kur luajti në serialin “Will and Grace”.

Në këtë serial ai luajti si Beverley Leslie – një rol për të cilin ai fitoi një Emmy Primetime në 2006. Leslie ishte i famshëm për shfaqje të tjera televizive si “Hearts Afire”, “The Cool Kids”, “Call Me Kat” dhe “American Horror Story”. Luajti gjithashtu në filma si “The Help” dhe “Ski Patrol” etj.


Lexo edhe:

NDAHET NGA JETA KËNGËTARJA E NJOHUR SHQIPTARE

Këngëtarja e njohur e muzikës popullore të Shqipërisë së Mesme, Shqiponja Lela, ka ndërruar jetë. Këngëtarja vuante nga një sëmundje e rëndë.

Shqiponja ishte vajza e ikonës së muzikës popullore, Myslym Lela. Ii cili është konsideruar një “gjigant i tingullit popullor shqiptar”…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU