Ka vdekur në moshën 89-vjeçare, Robert Blake, aktori i njohur, i cili u shpall i pafajshëm për vrasjen e gruas së tij të dytë, Bonny Lee Bakley.
Mbesa e Blake, Noreen Austin konfirmoi lajmin për vdekjen e tij duke deklaruar se aktori vdiq nga sëmundja e zemrës.
Ajo tha në një deklaratë dërguar për revistën “People” se ai ishte i rrethuar nga familja në shtëpinë e tij në Los-Anxhelos në momentet e fundit të jetës.
Banori i New Yerseyt e filloi karrierën e tij si një aktor fëmijë në serinë e filmave të shkurtër komedi “Our Gang”, në moshën 5-vjeçare.
Pas një sërë rolesh televizive, duke u shfaqur për herë të parë në “The Adventures of Wild Bill Hickok”, ai luajti në vitin 1967 në filmin e nominuar për Oscar “In Cold Blood”./rtv21
ObserverKult
Lexo edhe:
VDIQ AKTORI I NJOHUR PAS NJË AKSIDENTI ME MAKINË
Aktori veteran i filmit për ‘Caligula’ u nda nga jeta si pasojë e një aksidenti me makinë. John Steiner vdiq në moshën 81 vjeçare.
Steiner luajti arkëtarin Longinus përballë Malcolm McDowell në filmin Caligula të vitit 1979, një nga disa filma që ai bëri me regjisorin italian të filmit Giovanni “Tinto” Brass.
Ai u shfaq gjithashtu në “Shock” të regjisorit Mario Bava (1977) dhe “Tenebrae” të regjisorit Dario Argento (1982). Ky i fundit i paharrueshëm për personazhin e tij që merr një sëpatë në kokë.
I lindur më 7 janar 1941, në Chester, Angli, Steiner ndoqi Akademinë Mbretërore të Artit Dramatik.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult