Ndahet nga jeta aktori i njohur, Giorgos Zografos

Aktori i njohur grek, Giorgos Zografos, është ndarë nga jeta në moshën 81-vjeçare.

Lajmin e hidhur për vdekjen e tij e ka bërë publik “Shtëpia e Aktorit” përmes një njoftimi në rrjetet sociale.

I lindur në Patra, në vitin 1942, Giorgos Zografos studioi në shkollën dramatike të Shoqatës Pire.

Gjatë rrugëtimit të tij artistik kishte bashkëpunuar me Teatrin Kombëtar, duke marrë pjesë në turnetë e tij në Evropë dhe SHBA, me Teatrin Shtetëror të Greqisë së Veriut, me Teatrin Thesalian, me D.I.P.E.

Paralelisht me Skenën Eksperimentale Teatri Rinor i Pireut, trupa e repertorit e Nikos Hatziskos etj,.

Ndër shfaqjet teatrale në të cilat ai kishte marrë pjesë ishin “Koritë” e Zozos Nikoloudit (1970-71), “Digenis” në Teatrin Kombëtar (1971-72) etj./oranews.tv

ObserverKult


Lexo edhe:

KËNGËTARJA E “I AM WOMAN”, HELEN REDDY KA VDEKUR NË MOSHËN 78 -VJEÇARE

Këngëtarja Helen Reddy, e njohur për hitin “I Am Woman”, ka vdekur në moshën 78 -vjeçare.

Fëmijët e Reddy, Traci dhe Jordan e kanë publikuar lajmin përmes një postimi të ndarë të martën në rrjetet sociale.

 “Ajo ishte një nënë, gjyshe e mrekullueshme”, thuhet në mesazh. “Zemrat tona janë thyer. Por ne e dimë që zëri i saj do jetoj me neve përgjithmonë”.

Artistja me prejardhje nga Australia gjithashtu njihet për këngët: “Ain’t No Way to Treat a Lady”, “Delta Dawn”, “Angie Baby”, “You and me againt the world” dhe ‘cover-i’ ‘I Don’t Know How to Love Him”.

Tri nga këto këngë kanë zënë vendin e parë në “Grammy Awards” për ‘artisten femër me vokalin më të mirë’.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult