U nda nga jeta aktori i njohur, Chris Peluso, në moshën 40-vjeçare, njoftojnë mediet e huaja.
Aktori ishte bërë i njohur me pjesëmarrjen e tij në shfaqjet e Teatrit Amerikan, ndërkohë që pati sukses të madh me rolin e tij në spektaklin e Broadway, “Mamma Mia”.
Por ka një vit që Peluso pati ndërprerë punën e tij si aktor për shkak të sëmundjes ‘Çrregullime mendore’ e cila çrregullon disponimin, mendimet, sjelljet.
Se aktori Peluso u nda nga jeta e ka konfirmuar edhe Teatri Muzikor i Miçiganit, përmes një postim në llogarinë Instagram, shkruan Dailynews.
“Familja e Teatrit Muzikor të Michiganit është e pikëlluar për të njoftuar ndarjen nga jeta të anëtarit tonë të dashur, adhuruesin, karizmatik dhe me dhunti hyjnore Chris Peluso.
ObserverKult
Lexo edhe:
NDAHET NGA JETA AKTORI I NJOHUR SHQIPTAR
Ditë e trishtë për kinematografinë shqiptare. Është ndarë nga jeta aktori Fejzi Spahija. Lajmi i trishtë është bërë me dije nga Teatri Migjeni në Shkodër, pasi aktori ka shërbyes si drejtues i tij në fundit e viteve ’80.
“Me hidhërim, njoftojmë se u nda nga jeta, aktori i viteve 1960 dhe drejtuesi i teatrit tonë në fundin e viteve 80, Fejzi Spahija.
I përjetshëm qoftë kujtimi i tij!”, thuhet në njoftimin e Teatrit Migjeni.:
VUANTE NGA COVID-19, NDAHET NGA JETA AKTORI I NJOHUR NË MOSHËN 35- VJEÇARE
Rahul Vohra, aktori i njohur indian ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare si pasojë e infektimit me Covid-19. Këtë lajm e konfirmoi bashkëshortja e tij, e cila ndau një video të aktorit teksa ai kritikonte cilësinë e kujdesit mjekësor.
Vohra u bë mjaft i njohur në rrjetet sociale ku videot e shkurtra komike të aktori kanë grumbulluar dhjetëra miliona shikime në “Facebook” dhe “YouTube”.
Së fundmi, partnerja ka ndarë videon e fundit të Vohra-s në spital, ku i revoltuar fliste mbi shërbimin në spital.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult