
U nda nga jeta aktori dhe regjisori, Mejdi Alidemi.
Lajmin e kanë bërë të ditur miqtë e tij të afërt, të fushës së teatrit por edhe të publicistikës.
Ndërkaq Teatri Shqiptar i Maqedonisë së Veriut mes tjerash shkruan:
“Mejdi Alidemi nuk ishte vetëm aktor — ai ishte krijues i plotë, që e preku edhe regjinë me ndjeshmëri e vizion.
Deri në ditët e fundit nuk pushoi duke ushqyer dashurinë për teatrin te të rinjtë përmes projekteve të shumta.
Energjia, fisnikëria dhe përkushtimi i tij ndaj artit do të mbeten shembull frymëzimi për brezat që vijnë”.
Njoftohet se lamtumira e fundit do t’i jepet më 20 tetor, pas ceremonisë fetare, në ora 13:00, në varrezat e Butelit.
ObserverKult
Lexo edhe:
SHKRIMTARËT E MËDHENJ QË DONIN TA VRISNIN NJËRI-TJETRIN… JA PSE NGA MIQ U BËNË ARMIQ!






