Ndahet nga jeta aktori i njohur, Michael Gambon

Aktori Michael Gambon u nda nga jeta në moshën 82-vjeçare, kanë njoftuar familjarët.

Ai ka qenë i njohur për rolin e tij të profesorit Albus Dumbledore në gjashtë nga tetë filmat e Harry Potter, shkruan BBC.

Ylli i lindur në Dublin ka punuar në TV, filma, teatër dhe radio për më shumë se gjashtë dekada karrierë. Ai ka qenë fitues i katër BAFTA-ve.

“Bashkëshorti, babai ynë u nda nga jeta në spital afër familjes së tij. Ai vuante nga sëmundja e pneumonisë”, kanë njoftuar familjarët e të ndjerit.

Ndryshe, familja e Michael janë shpërngulur në Londër kur ai ka qenë fëmijë, por performancat e para si fëmijë ai i ka realizuar në Irlandë, me produksionin e Othellos në Dublin në vitin 1962.

Karriera e tij u ngrit në theks të veçantë kur ai u bë anëtar rezident i Kompanisë së aktrimit, gjegjësisht i teatrit kombëtar “Laurence Olivier”./ ObserverKult


Lexo edhe:

KËNGËTARJA E NJOHUR NË TELASHE, AKUZOHET SE PAGOI KATËR BURRA PËR T’I RRËMBYER DJALIN

Këngëtarja e njohur amerikane, Cherilyn Sarkisian, apo siç njihet në publik me emrin Cher po akuzohet se ka paguar katër burra që me forcë ta kidnapojnë djalin e saj Elijah Blue Allman. Nga hoteli ku ka qëndruar në Amerikë së bashku me gruan e tij.

E kjo dëshmi është bërë në vitin 2002 në një gjykatë në Los Anxhelos. Dhe është nënshkruar nga gruaja e Allman, Marie Angela King, 36 vjeçe.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult