Ndahet nga jeta aktori i njohur, pësoi sulm në tru

Aktori i famshëm australian, Jack Charles, ka vdekur në moshën 79-vjeçare. Charles luajti në filma të shquar australianë në një karrierë që përfshin dekada dhe lavdërohet nga shumë si “gjyshi” i teatrit indigjen.

Charles vdiq në një spital të Melburnit pasi pësoi një sulm në tru.

Kryeministri australian Anthony Albanese tha se Charles la “një trashëgimi të pasur”.

Charles bashkëthemeloi grupin e parë teatror të Australisë të udhëhequr nga aborigjenët në Melburn në 1971. Ai është shfaqur në filma duke përfshirë “The Chant of Jimmie Blacksmith”, “Bedevil” dhe “Blackfellas”.

Ai ishte katër muajsh kur e larguan nga e ëma si pjesë e politikave tashmë famëkeqe që synonin “asimilimin” e fëmijëve aborigjenë në familje të bardha.

Charles i kaloi vitet e tij të hershme nën kujdesin shtetëror, ku u abuzua fizikisht dhe seksualisht, raporton BBC./abcnews.al


Lexo edhe:

NDAHET NGA JETA SHKRIMTARI I NJOHUR

Romancieri spanjoll fitues i shumë çmimeve, Javier Marias, vdiq në moshën 70-vjeçare.

Marias, i cila kishte vuajtur nga pneumonia muajin e kaluar, botoi 16 romane duke përfshirë “Fytyra jote nesër” një trilogji e botuar midis 2002 dhe 2007.

“Një ditë e trishtuar për letrat spanjolle”, shkroi në Twitter kryeministri spanjoll Pedro Sanchez. “Javier Marias na lë ne, një nga shkrimtarët më të mëdhenj të kohës sonë”.

Librat e tij u përkthyen në 46 gjuhë dhe u shitën në pothuajse 9 milionë kopje në 56 vende…

Një përkthyes si dhe një kolumnist për gazetën e përditshme spanjolle El Pais, Marias mori një sërë çmimesh për punën e tij…

TEKSTIN E PLOTË E GJENI KËTU