Richard Lewis, komediani i stand-up-ve, i cili famën e arriti në vitet e ’70 dhe ‘80-ta, dhe shquhej për humorin e zi, u nga nga jeta në moshën 76-vjeçare në shtëpinë e tij në Los Angjelos.
Pasionin dhe dashurinë pas stand-up-ve e shkriu pastaj në karrierën e gjatë të aktrimit. Ai ka marrë pjesë në filmat si “Robin Hood: Men in Tights” dhe me role të përsëritura në HBO’s “Curb Your Enthuasiasm”.
Menaxheri i të ndjerit, Jeff Abraham, ka konfirmuar së fundmi lajmin për vdekjen e tij derisa ka shtuar se shkaku ishte sulmi në zemër.
Ndërsa, i ndjeri Lewis pati njoftuar vitin e kaluar se ka vuajtur nga sëmundja e Parkinsonit. Lewis, njihet në gjeneratën e komedianëve të viteve ’70-80-ta, si ndër më të mirët. E pasi që u bë i famshëm në klubet e natës në New York, ai u bë i rregulltë në ‘talk-show-et” e vona. Ai është shfaqur në “Late Night With David Letterman” diku 48 herë.
Po ashtu është karakterizuar në shfaqjet e tij si komediani i cili vishej me rroba me ngjyrë të zezë, dhe e quante veten “Princi i dhimbjes”.
Disa nga komeditë e tij janë quajtur “I’m in Pain”, “I’m Exhausted”, “I’m Doomed”./ nytimes
ObserverKult
Lexo edhe:
ASDRENI: DASHURO, SE KOHA SHKON!
Shëko lisi si më flet
Fjalë t’ëmbla si më ushton,
Degët unj e më thërret
Dashuro, se koha shkon!
Maj’ e plepit gjithënjë,
Kur tunt kryet më qorton,
Përpjek fletë më çon zë
Djalë ç’pret e s’dashuron!
Er’ e malit me një ushtim
Dhe mburimi që kullon,
Gjithë më thonë plot gëzim:
Dashuro, se koha shkon!
Kopështit vasha që po pret
Si zog pylli që këndon,
Buzëqeshur më thërret,
Djalë ç’pret e s’dashuron!
Mua zemëra gjith më rreh
Brenda gjaku më valon
Ma ndes mallin me ve re
Dashuro, se koha shkon!
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult