Ndahet nga jeta aktori i njohur shqiptar

Ditë e trishtë për kinematografinë shqiptare. Është ndarë nga jeta aktori Fejzi Spahija. Lajmi i trishtë është bërë me dije nga Teatri Migjeni në Shkodër, pasi aktori ka shërbyes si drejtues i tij në fundit e viteve ’80.

“Me hidhërim, njoftojmë se u nda nga jeta, aktori i viteve 1960 dhe drejtuesi i teatrit tonë në fundin e viteve 80, Fejzi Spahija
I përjetshëm qoftë kujtimi i tij!”, thuhet në njoftimin e Teatrit Migjeni.

Fejzi Spahija ka interpretuar shumë role si:

“Dy binjaket venecian” (11.01.1959, në rolin e Florindos si dublant); “Tragjedia optimiste” (30.04. 1960, në rolin e oficerit të dytë); “Maskat” (2.07.1960, në rolin e Skënderit); “Nora” (28.12.1960, në rolin e Veli Sokolit dublant me Bep Shirokën); “Gjuetarët e ujqërve” (21.6. 1961, në rolin e Gjokës); “Këneta” (6.11.1961, në rolin e Hasanit); “Plaku i maleve” (25.11.1962, në rolin e kapitenit); “Zekthi” (20.03.1964 , në rolin e Mikelës); “Njerëz të brezit tonë” (29.11.1964, në rolin e Fatmirit);

LEXO EDHE: NDËRROI JETË PIKTORI I NJOHUR SHQIPTAR, SOTIRAQ XEGA