Ndërroi jetë piktori i njohur shqiptar, Sotiraq Xega

Ndahet nga jeta në moshën 76-vjeçare piktori i njohur korçar Sotiraq Xega. Padyshim një prej piktorëve më të mirë të peizazhit.

Sotiraq Xega ka më shumë se 35 ekspozita vetjake, pjesa më e madhe e punimeve të tij janë në gjininë e peizazhit.

Drenovari Sotiraq Xega, kohët e fundit, ekspozitat e tij i ka çelur në natyrë pasi ia kishin ndaluar të bënte një gjë të tillë në mjedise ku ekspozonin dhe piktorë të tjerë.

Ekspozita e fundit e Xegës ka qenë ajo e manave të Drenovës, ekspozitë të cilën e paraqiti për miqtë kryesisht, në një prej rrugicave të fshatit të njohur turistik, transmeton ‘a2news.com’.

Përpos ekspozitave të shumta që e kanë bërë Xegën një prej mjeshtërve të peizazhit, emri i tij lidhet edhe me piktura të vjedhura të piktorit të madh Vangjush Mio, piktura që u zhduken nga Galeria e Arteve të Korçës.

——————————————

LEXO EDHE: POSTIMI EMOCIONAL I AGRON LLAKAJT PËR MOTRËN QË NDËRROI JETË: PO SI NUK U ANKOVE NJË HERË MOJ SHPIRT

Aktori i njohur i humorit, Agron Llakaj ka humbur motrën e tij, si pasojë e Cov id-19. Lajmin e trishtë e ka dhënë vetë ai përmes një postimi në Instagram, ku ka publikuar një foto të motrës. Sakaq, Agroni ka treguar edhe vuajtjet që ajo ka kaluar deri në ndarjen nga jeta.

“Motër moj! Bardhë moj! Pse na e vr ave shpirtin?! Sa emër të bukur që kishe moj motër por fatin jo, kovidi i pa besë ta preu jetën në mes.

Sa vuajte moj shpirt, sa lëngove moj motër. Në mëngjes kur folëm më the “jam mirë, por kam ftohtë !”Ah, pse s’mu ankove njëherë moj zemër, ah! Ike motër, ike, jemi të pafuqishëm para fatit që na ka caktuar Zoti! Lamtumirë motra ime! Lamtumirë o shpirt!

Më fal, por s’munda! Qofsh e Zotit, e parajsës siç vet zemrën kishe!”, ka shkruar ai krahas fotos…

TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU