Sokol Olldashi: Do të shkoj për të mos u kthyer kurrë më…

sokol olldashi të dielën

Poezi nga Sokol Olldashi

Larg do të iki.
Larg kohës,
Larg tingullit,
Larg dritës,
Larg jetës.

Në inekzistencën
E çastit,
Qetësisë,
Errësirës,
Në abstraksionin e humbjes,
Për të mos kuptuar asgjë
Nga ligësia juaj naive,
Nga hipokrizia e lindur.

Më pas do të kthehem,
E
Në qofshi
Siç jeni,
Rishtaz do të shkoj
Për të mos u kthyer kurrë më.

*Titulli i origjinalit: “U jap njerëzve shansin e fundit”

ObserverKult


sokol olldashi të dielën

Lexo edhe:

A E PARANDJEU VDEKJEN SOKOL OLLDASHI: ATA QË E VRANË, E PËRCJELLIN, E QAJNË…

Në kortezh të përmotshëm,
grumbuj dykëmbëshash
pas një arkivoli që vrapon,
Ata që e vranë
Ata e përcjellin
Ata e qajnë.
Gjithçka me dhe e mbulojnë
Prifti bën Meshën e Fundit
u uron krimbave oreks.
Jeta është një vdekje në marshim,
një hipokrizi funebër nga pas.
Mbi të… pshurrje në formë shiu,
Njerëzit erektojnë në formë lotësh.
Unë jam një funeral i gjatë, një qefin nga një maternitet:
Në emër të Atit, Birit e Shpirtit të Shenjtë
(Në emër të tim Ati, tim Biri dhe të Shpirtit të Mbrapshtë)