Vdes në moshën 89-vjeçare kineasti i njohur, Kristaq Dhamo

kristaq dhamo

Kineasti i njohur Kristaq Dhamo është ndarë nga jeta në moshën 89-vjeçare. Artisti i cili ka realizuar filmin e parë shqiptar me metrazh të gjatë, 64 vite në parë “Tanën” u shua në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Lajmin e konfirmon regjisori Joni Shanaj, i cili shkruan se vdiq pranë dy vajzave dhe bashkëshortes së tij, arkeologes Dhorka Dhamo.

“Kjo foto e zgjedhur bukur nga arkivi dhe dhuruar nga një bashkëpunëtor i Kristaq Dhamos, më duket më përfaqësuesja sot që Kristaqi u nda nga ne nën kujdesin e vajzave të tij Rudinës dhe Delinës, të cilat kanë qenë shembulli më model i dashurisë së dy vajzave, për një baba, edhe pse ai prind ishte dhe do të mbetet një burre i shenjtë për pasurinë dhe begatinë shpirtërore të një vendi e një populli të tërë.

Iku një dhome ngjitur me Dhorkën, bashkëshorten dhe bashkëudhetaren e tij trimëreshë, njeiru i dritës më të madhe dhe dashurisë thjeshtësisht e madhërisht për njerëzore. Myzeqar i artë i begatisë së punës përtej ndoshta çdo përfytyrimi të sotëm.

Miku im më i mirë, mësuesi e shpëtuesi i shpirtit tim, qetësisht dhe madhështor! Lamtumire”, shkruan regjisori ne Facebook.

Dhamo mbaroi studimet në Institutin e Lartë kinematografik në Budapest, Hungari. Filloi të punojë në Film Studio-“Shqipëria e Re”, ku u realizua filmi “Tana” më 1958. Për shumë vite ai ka qenë drejtor artistik në Film Studio.

Dhamo ka dhënë një ndihmë të çmuar në përgatitjen e studentëve të rinj të kinematografisë, me organizimin e disa kurseve profesionale. Në 1979 i është dhënë titulli “Artist merituar” dhe në vitin 1987 është nderuar me titullin “Artist i Popullit”. Në festivalin e XI-të i filmit shqiptar 2000 është nderuar me çmimin e karrierës./panorama

ObserverKult

Lexo edhe:

VDES NË MOSHËN 93-VJEÇARE GAZETARI I NJOHUR ITALIAN PIERO ANGELA, MESAZHI PREKËS I DJALIT: “RRUGËTIM TË MBARË NË PËRJETËSI, BABA”