Ndahet nga jeta aktori i njohur, Xhevat Qorraj

U nda nga jeta aktori i njohur, Xhevat Qorraj. Lajmin e kanë konfirmuar familjarët e tij.

Xhevat Qorraj kishte lindur në vitin 1947 në fshatin Carrabreg të Deçanit.

Ai ishte aktor i njohur për filmat “3 dritare dhe një varje”, “Eternally Child”, “Memory”.

Xhevat Qorraj, pas studimeve për teatër, kinematografi dhe televizion në Beograd, nga viti 1972 është punësuar si aktor në Teatrin Kombëtar të Kosovës, ndërsa ka të realizuara 60 role në kinematografi dhe teatër.

Ai ka realizuar mbi 24 role kryesore, të cilat janë vlerësuar nga kritikë të vendit dhe ndërkombëtarë të nivelit të lartë artistik./epokaere

ObserverKult


Lexo edhe:

NDAHET NGA JETA KANTAUTORI I NJOHUR TOTO CUTUGNO

Ka ndërruar jetë në moshën 80 vjeçare kantautori italian, Toto Cutugno.

Cutugno vdiq të martën rreth orës 16:00 në spitalin San Raffaele në Milano ku ishte shtruar.
Lajmin e ka dhënë për ANSA menaxheri Danilo Mancuso, duke thënë se “pas një sëmundjeje të gjatë, këngëtari ishte përkeqësuar muajt e fundit”…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU