Aktorja e mirënjohur Leze Qena ka ndërruar jetë në moshën 85 vjeçare, mëngjesin e sotëm.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu.
“Ju konfirmojmë se nga data 6 mars ajo ka qenë në mjekimin intensiv dhe përkundër kujdesit maksimal nga stafi, ajo ka vdekur në ora 9.50, në mjekimin intensiv qendror”, ka thënë Fazliu.
Leze Qena lindi më 2 Mars 1937, në Prizren, ku kreu shkollën fillore dhe të mesme, për të vazhduar më pas në Prishtinë.
Për më shumë se 55 vjet ka qenë e pranishme në jetën artistike me angazhimet e sah në teatër, film e seriale.
E admiruar nga publiku i gjerë ajo kujtohet për rolet në: “Po e zëmë, po e zëmë” (mini TV seri, 1970), “Ditari i Lec Pazhecit” (mini TV seri, 1975), “I ikuri” (seri për fëmijë, 1980), “Shkolla e fshatit (TV, 1987), “Qesh e ngjesh” (TV, 1982), “Të gjithë me ne” (mini TV seri, 2000), “Familja moderne” etj. Së fundi ishte pjesë e serialit “Çka ka shpija”.
/ ObserverKult