Ndahet nga jeta aktorja e mirënjohur

Jean Hale Colemane e njohur për rolet e saj në televizion dhe filma të ndryshëm si “Batman” dhe “In Like Flint” ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeçare.

Lajmin e hidhur e konfirmoi familja e yllit për “Fox News”. Duke u shprehur se ajo ndërroi jetë në gusht në Santa Monica, Kaliforni.

Jean Hale Colemane më parë ka qenë e martuar me aktorin fitues të ‘Emmy’ dhe ‘Golden Globes’, Dabney Coleman nga 1961-1984.

Jean Hale Colemane është e famshme për paraqitjen e saj në “In Like Flint”. Ndërsa në po të njëjtin vit u shfaq në dy episode të “Batman” si Polly, transmeton ‘lapsi.al’.

Rolet e tjera përfshijnë: “Perry Mason”, “The Alfred Hitchcock Hour”. “Hawaii Five-O” dhe më shumë.

Po ashtu, jashtë punës së saj si aktore, Hale iu përkushtua vullnetarizmit me Shoqërinë Amerikane të Kancerit.

Jean Hale Colemane gjithashtu ka punuar për një përshtatje të librit “Two Toes – The Coyote Legend of Green River”. I cili u shkrua nga xhaxhai i saj, Preston Q. Hale.

Jean Hale Colemane u shfaq dhe në filma të tjerë duke përfshirë Taggart (1964), Oscar (1966) dhe Masakra e Shën Valentinit (1967). Dhe në televizion në Perry Mason, The Alfred Hitchcock Hour, Bonanza, The Fugitive, Hawaii Five -O, Marina e McHale, Marsiani im i preferuar, Heronjtë e Hogan, West Wild and Mod Squad.

—————————————————————————————

LEXO EDHE: Ndërroi jetë aktori që u paraqit në serialin e njohur

Ndërroi jetë aktori në moshën 57-vjeçare aktori Willie Garson. I njohur për rolin e tij në serialin “Sex and the City”.

Lajmi u dha nga djali i tij pa bërë të qarta shkaqet e vdekjes, i cili tregoi vetëm se ndërroi jetë aktori.

Në serialin e suksesshëm të HBO, ai luajti rolin e mikut të ngushtë të Carrie Bradshaw. Dhe kohët e fundit kishte punuar në serialin “And Just Like That”.

I lindur në New Jersey në 1964, Garson studioi teatër. Dhe mori një master për artet e bukura nga Shkolla e Dramës në Yale.

TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI DUKE KLIKUAR KËTU

Jean Hale Colemane