Ka vdekur në moshën 75-vjeçare Cindy Williams, një ndër yjet më të njohur në Amerikë. Në vitet 1970 dhe 1980 njihet për rolin e saj si Shirley përballë Laverne të Penny Marshall në serialin e dashur “Laverne & Shirley”.
Lajmi është konfirmuar nga familja e saj. Ajo ndërroi jetë në Los Angeles si pasojë e një sëmundje. Me anë të një deklaratë fëmijët e saj Zak dhe Emily Hudson thanë se:
“Vdekja e nënës tonë Cindy Williams na ka sjellë dhimbje të mëdha që nuk mund të shprehen asnjëherë… Ajo ishte e veçantë, e bukur.
Po ashtu zotëronte një sens humori të shkëlqyer dhe një shpirt vezullues që të gjithë e donin.”
Cindy punoi me disa nga regjisorët më elitarë të Hollywoodit. Është shfaqur në projekte si: “Travels With My Aunt” të George Cukor në 1972.
Gjithashtu në “American Graffiti” të George Lucas 1973 dhe “The Conversation” të Franics Ford Coppola të vitit 1974, transmeton ‘konica.al’.
Duhet theksuar se ajo ishte e njohur më shumë për paraqitjen në “Laverne&Shirley”. Kjo paraqitje e saj që u transmetua në ABC nga viti 1976 deri në 1983.
Karriera e saj e aktrimit filloi me role të vogla në televizion duke filluar në vitin 1969, me shfaqjet në “Room 222”. Pastaj “Nanny and the Professor” dhe “Love, American Style”.
Williams ishte e martuar me këngëtarin Bill Hudson nga viti 1982 deri në vitin 2000.
Hudson ishte babai i dy fëmijëve të saj.
ObserverKult
Lexo edhe:
KA NDËRRUAR JETË NJËRI PREJ KITARISTËVE MË ME NAM TË BOTËS, EDDIE VAN HALEN
Eddie Van Halen, një nga kitaristët më të mëdhenj të botës, bendi i të cilit, Van Halen, ishte një prej më të njohurve të të gjitha kohëve, ka vdekur të martën në moshën 65-vjeçare.
I biri i tij, Wolfgang ka thënë përmes një deklarate se babai i tij kishte “humbur betejën e gjatë dhe të mundimshme me kancer”.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult