Ndahet nga jeta aktorja e njohur, Ellen Holly

Ellen Holly, aktorja e skenës dhe televizionit e cila ishte aktorja e parë me ngjyrë atë kohë e serive televizive me rolin e saj si Carla Gray në serialin “One Life to Live” ka ndërruar jetë në spital në New York, në moshën 92 vjeçare.

Vdekja e të ndjerës është konfirmuar nga një përfaqësues i aktores.

Holly ka lindur me 16 janar të vitit 1931 në Manhattan.  

Aktorja Holly ishte zgjedhur posaçërisht për të luajtur rolin nga producentja televizive Agnes Nixon, pasi pa një artikull të New York Times që Holly shkroi, të quajtur “Sa i zi duhet të jesh?” i cili detajonte vështirësinë për të gjetur role si një grua me ngjyrë.

Ndërkaq konflikti kryesor i personazhit të saj në “One Life to Live” ishte një trekëndësh dashurie mes dy mjekëve – një i bardhë dhe një me ngjyrë.

Ndryshe, pas “One Life to Live” Holly ka vazhduar punën me rolet në “The Guiding Light” “In the Heat Night”, “10.000 Black Men Named George” dhe në “Spike Lee’s School Daze”. Në vitin 1990 u bë bibliotekiste në librarinë publike “White Plains”. / nbcnews.com

ObserverKult  


Lexo edhe:

NDAHET NGA JETA AKTORJA E NJOHUR, FRANCES STERNHAGEN

Aktorja e njohur, sidomos nga “Sex and the City”, dy herë fituese e ‘Tony’, Frances Sternhagen ka ndërruar jetë në shtëpinë e saj në New York në moshën 93 vjeçare.

Lajmi për vdekjen e saj është bërë me dije së fundmi përmes Instagramit nga djali i saj John Carlin. Në lajmërimin e bërë nuk e ka cekur shkakun e vdekjes.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:


libri dritëro agolli
Dritëro Agolli

DRITËRO AGOLLI: VDEKJA E NËNËS

Poezi nga Dritëro Agolli

U zvogëlua nëna dhe u tret e gjitha,
U bë si pulëbardhë e lehtë
Dhe një mëngjes pa zbardhur ende drita
Rënkoi e fluturoi mbi retë.

ObserverKult