Aktorja e njohur, sidomos nga “Sex and the City”, dy herë fituese e ‘Tony’, Frances Sternhagen ka ndërruar jetë në shtëpinë e saj në New York në moshën 93 vjeçare.
Lajmi për vdekjen e saj është bërë me dije së fundmi përmes Instagramit nga djali i saj John Carlin, i cili në lajmërimin e bërë nuk e ka cekur shkakun e vdekjes.
Sternhagen mori shtatë nominime për Tony përpara se të jepte performancën e saj të fundit në Broadway në 2005, kur luajti me ish-kolegun e saj në ‘Arena Stage’, George Grizzard, fituesin e çmimit Pulitzer të Edward Albee “Seascape”.
“Ajo ishte gjithmonë në kërkim të asaj që ishte më e sinqerta në personazh dhe do të ishte shumë e hapur për të hedhur poshtë një zgjedhje që e bënte të dukej qesharake për të.
Për shkak se ajo kishte një pjekuri dhe vetë-njohje si aktore dhe për shkak se ajo dhe George kishin një marrëdhënie kaq të shkëlqyer, thjesht nuk mund të kalonin një moment të pandershëm”, kujtoi regjisori i shfaqjes, Mark Lamos, në një intervistë telefonike.
Ndërkohë Sternhagen edhe pse dukej shumë natyrale në skenë, në fillet e saj, mendonte se nuk ishte ideale të bëhej aktore.
Prindërit e saj nuk kishin të bëjnë asgjë me botën e teatrit, derisa ajo atë kohë ëndrronte të bëhej kreatore.
Por derisa po studionte në kolegjin ‘Vassar” ajo u këshillua nga një këshilltar në shkollë atëkohë që të provonte me dramën. Lidhur me këtë ajo u pat përgjigjur kështu. “Mendoj se nuk jam historiane e mirë”.
Më vonë kaloi kohë duke u marrë me muzikë, dramë dhe vëllëzim para audicionit të pasuksesshëm për kompaninë e teatrit në Kembridxh.
Regjisori e kritikoi atë, duke e sugjeruar që nëse dëshiron të merret me teatër duhet t’i përkushtohet vetëm teatrit. Kjo deklaratë e tij e nervozoi Sternhagen por në njëfarë mënyrë e shtyri që të hynte tamam në rrugën e teatrit nga inati që i shkaktoi ajo fjalë. /washingtonpost.com
ObserverKult
Lexo edhe:
LLAZAR SILIQI: NDËR SYTË E TU BURON SI DRITË DASHNIJA
Ndër sytë e tu buron si dritë dashnija,
ani se goja hesht, kur flasin sytë.
Në mes të njerzve më pushton vetmija,
kur vetëm jam unë ndjehem vetë i dytë.
Por larg çdo brengë, vetmija të mërgohet,
për sytë e tu kjo kangë le të buçasë,
që dashunija të qëndrojë e ngrohët
dhe kur dëborë mbi flokë na kem’ me pasë.
Shikimi yt i ngultë, çdo përshëndetje
më nxit një varg të ri plot hir me nisë,
dy sytë e tu të pi më ftojnë me etje
në të përjetshmen gurrë të poezisë.
Pendën me zanë, me ndejë syçelë gjithë natën
më frymëzojnë dy sytë e tu të rrallë,
veç ata sy mund të shpërthejnë shtërgatën,
në parzëm mund të derdhin zjarr e mall.
Qiellin vështroj ndër sytë e tu si shtrihet,
ndër qiej me u ngjitë na thrrasim shoqishojnë.
Dhe zemra ime meket a përtrihet,
kur sytë e tu trishtohen a shendojnë.
Kur qeshin sytë e tu – lulzon pranvera,
dhe pse e ambla stinë ende asht larg.
Nuk janë, jo, gjeth, që mbi asfalt mbledh era,
fjalët që hyjnë prej zemrës fill në varg.
Ndër sytë e tu unë shoh përpara detin
e larg andrrat e mija tue lundrue…
Ku shkojnë ato? Ku e çojnë ato poetin?
Drejt lumtunisë që rrjedh përjetë si krue?…
Poezinë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult