Ndahet nga jeta aktorja e njohur, Samantha Weinstein

Aktorja Samantha Weinstein, e njohur më së shumti për rolin e Heather në filmin horror “Carrie”, ka vdekur në moshën 28-vjeçare.

Weinstein vdiq në qytetin e saj të lindjes, Toronto, pasi u përball me kancerin ovarian për më shumë se dy vjet. Ajo u martua në tetor dhe ishte në muaj mjalti në Japoni me bashkëshortin Michael Knutson në fillim të këtij muaji.

Ajo ishte “e rrethuar nga të dashurit e saj në Spitalin Princess Margaret në Toronto”, shkruhej në një postim në llogarinë e saj në Instagram.

“Pas dy vitesh e gjysmë trajtimi për kancerin dhe një jetë udhëtimi me avion nëpër botë, duke bërë muzikë dhe duke ditur më shumë për jetën se sa shumica e njerëzve ndonjëherë, ajo është në aventurën e saj të radhës”, thuhej në postimin në Instagram/abcnews.al

ObserverKult


Lexo edhe:

NDAHET NGA JETA NË MOSHËN 58-VJEÇARE AKTORI I NJOHUR, RAY STEVENSON

Ka vdekur në moshën 58-vjeçare aktori Ray Stevenson, i cili u shfaq në shfaqje të mëdha televizive si Roma, Vikings dhe Dexter.

Përfaqësuesit e Stevenson thanë se ai katër ditë para ditëlindjes së tij.

Nuk dihet shkaku i vdekjes së tij. Por mësohet se ai ishte shtruar në spital me një sëmundje të papritur në ishullin Ischia. Kjo kishte ndodhur derisa ishte në xhirimet e filmit Cassino in Ischia.

Ai ishte i njohur për rolet në filmat “Thor” dhe serialin “Divergent”, si dhe për disa shfaqje televizive në Mbretërinë e Bashkuar si Band of Gold, Peak Practice dhe Murphy’s Law…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU