Ndahet nga jeta aktorja e njohur, Suzanne Somers

Aktorja, këngëtarja e njohur, Suzanne Somers, u nda nga jeta në moshën 76-vjeçare në shtëpi e rrethuar nga më të dashurit e saj, familja. Këtë e ka konfirmuar “People”.

E ndjera, Suzane ka qenë e njohur nga rolet e saj në serialet televizive “Three’s Company” dhe “Step by step”. Suzane u nda nga jeta një ditë para ditëlindjes së saj.

“Suzanne u nda nga jeta në shtëpi… Ajo për 23 vjet ka luftuar me sëmundjen agresive të kancerit në gji”, ka shkruar publicisti R.Couri Hay.

Më tej në njoftim të familjes thuhet se Suzanne ka qenë e rrethuar nga bashkëshorti i saj, Alan, djali Bruce, dhe anëtarët e tjerë të familjes.

“Familja e saj ishte e gatshme t’ja festonin ditëlindjen e 77-të, të nesërmen… Por, sidoqoftë do të festojnë për jetën e saj të jashtëzakonshme që ka pasur. Falenderojmë fansat dhe gjithë publikun që e kanë mbështetur dhe dashur atë përgjatë krejt rrugëtimit që pasur deri më sot”, thuhet më tej në njoftimin zyrtar të familjes. /People

ObserverKult


KOHA QË DO DOJA

Lexo edhe:

FABIO VOLO: NJË GRUA IA DEL GJITHMONË, GRATË KANË FUQI TË PABESUESHME!

Nga Fabio Volo

Më shumë se perëndimi i diellit, më shumë se fluturimi i një zogu, mrekullia më absolute është një grua e rilindur. Kur ngritet sërish në këmbë pas katastrofës, pas rënies.
Çdokush mund të thotë: “Ka mbaruar”. Ama jo, kurrë nuk mbaron për një grua. Një grua ngrihet gjithmonë, edhe kur nuk beson se gjërat do të ndreqen, edhe nëse nuk dëshiron të çohet.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult