Ndahet nga jeta artisti shqiptar, Hermon Madhi

Komuniteti artistik në Shqipëri mbeti i pikëlluar nga lajmi i ndarjes së parakohshme nga jeta të Hermon Madhit.

Hermon Madhi ishte mësues i artit pamor, në Liceun Artistik “Jordan Misja”. Dhimbjen për ndarjen si edhe ngushëllimet për familjen Madhi, i ka shprehur edhe ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit i Shqipërisë, Blendi Gonxhja.

“Si shok klase në Lice, e kujtoj për stilin e tij unik, për mendimin e lirë dhe frymën moderne, për shpirtin rebel, por mbi të gjitha, për zemrën e tij të mirë. U prehsh në paqe Hermon”, shkruan ministri Gonxhja në rrjetet sociale.

Hermon Madhi ishte profesor i pikturës dhe historisë së artit, nip i piktorit Guri Madhi./atsh

ObserverKult


Lexo edhe:

EDUARDO GALEANO: JETOJMË NË NJË BOTË TË QEVERISUR NGA FRIKA…