Ndahet nga jeta shkrimtari i njohur, Fadil Kraja

Një lajm i trishtë për të gjithë komunitetin e artit shqiptar. Dramaturgu i njohur Fadil Kraja është ndarë sot nga jeta në moshën 91-vjeçare. Ai la përfundimisht këtë botë, por emri i tij nuk do të harrohet.

Fadil Kraja lindi në qytetin e Shkodrës, në vitin 1931, në një familje patriotike e arsimdashëse. Nëna e tij, e njohur si “Hajrije Hanëmi”,
qe mësuese e shkollave të para publike në këtë qytet, duke thyer një tabu e duke i hapur rrugë emancipimit femëror.

Fadil Kraja ka përfunduar Universitetin e Tiranës, në degën e letërsisë dhe të gjuhës shqipe. Karrierën e mësuesisë e nisi në fshatrat e
rrethinave, për ta vazhduar në gjimnazin e qytetit dhe për ta mbyllur si pedagog i letërsisë së huaj në Universitetin “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës.

Fadil Kraja, një nga penat me të ndritura të dramaturgjisë shqiptare Shkodrës e si shkrimtar në profesion të lirë. Ndërkohë drejton rrethin e letrarëve të rinj në klubin e rinisë “Heronjtë e Vigut”, nis të botojë në shtypin letrar të kohës, më pas vëllime poetike, madje me librin e parë “Kënga ime” fiton çmimin e parë, në Konkursin
Kombëtar të 10 vjetorit të çlirimit të Atdheut, në vitin 1954, transmeton “preferenca.al”.

Pas këtij vëllimi ka një bum botimesh në poezi e prozë e për këtë kontribut zgjidhet, për dy dekada, kryetar i degës së lidhjes së shkrimtarëve e artistëve për Shkodrën. Këto vëllime, me poezi, tregime e romane e shoqërojnë deri në ditët tona.

Kontributi i tij më i spikatur është në dramaturgji. Është autor i më shumë se 50 dramave e komedive të shfaqura në thuajse të gjitha
skenat e teatrove në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi dhe në diasporë. Mes tyre: “Fisheku në pajë”, “Sinjalet e natës”, “Shpartallimi”, “Baca i
Gjetajve”, “Gjaku i Arbërit” etj.

Këshilli bashkiak i qytetit të Shkodrës i ka dhëne atij Titullin “Krenaria e qytetit”. Për kontributin i tij të çmuar, Fadil Kraja është vlerësuar nga Presidenti i Shqipërisë, Rexhep Meidani, me titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”.

Fadil Kraja mbylli sytë përgjithmonë në orët e para të mëngjesit të sotëm me 18 nëntor 2021. Ai do të kujtohet gjithmonë si një nga më të mirët.

LEXO EDHE: NDËRROI JETË AKTORI I NJOHUR