Ndahet nga jeta gazetarja e Zërit të Amerikës, Rudina Dervishi

rudina dervishi

Gazetarja Rudina Dervishi, drejtuese e njohur prej shumë vitesh e emisionit televiziv “Ditari” të Zërit të Amerikës, ka vdekur të martën, më 12 shtator, në moshën 53-vjeçare, pas një beteje dyvjeçare me kancerin e gjirit.

Shërbimi Shqip i Zërit të Amerikës ka thënë se “ikja e saj e parakohshme, është një humbje e madhe për familjen dhe për kolegët e saj”.

“Për më shumë se 25 vjet, Rudina dha një kontribut të çmuar me profesionalizmin e saj si një gazetare e apasionuar, duke mbuluar tema të shumëllojshme nga ekonomia, politika, të drejtat e njeriut dhe të gruas, e deri tek arti”.

Dervishi ka lënë pas bashkëshortin, tre djem dhe nënën.

ObserverKult