Ndahet nga jeta gazetari i njohur shqiptar

Ka vdekur në moshën 47-vjeçare ish-gazetari dhe ish-kandidati i pavarur për president të Republikës së Kosovës, Seremb Gjergji.

Lajmin e ka bërë të ditur bashkëshortja e tij Sama Bajraktari-Gjergji.

“Lamtumirë fytyra ime e bukur e kësaj bote”, ka shkruar ajo në faqen e saj në Facebook.

Seremb Gjergji ka filluar karrierën si gazetar para luftës në Kosovë.

Ai ka qenë aktiv edhe në disa debate aktuale politike me pjesëmarrje aktive dhe në opinione të shkruara.

Njihet si ndër aktivistët e parë që ka marrë guximin të shpallë kandidaturën për President të Kosovës, si kandidat i pavarur.

I ndjeri ka lënë bashkëshorten Samije Bajraktari- Gjergji dhe dy fëmije, një djalë dhe një vajzë.

Ndahet nga jeta gazetari, Seremb Gjergji

Lexo edhe:

NDAHET NGA JETA NË MOSHËN 71-VJEÇARE ATALANTA PASKO, E BIJA E MITRUSH KUTELIT

ObserverKult