Harold Bloom, një nga kritikët letrar më me ndikim në botë, ka vdekur në moshën 89 vjeç në një spital të New Haven.
Gruaja e tij, Jeanne, konfirmoi lajmin për Associated Press, duke theksuar se megjithëse shëndeti i tij ishte përkeqësuar, ai ende po ligjëronte në Universitetin Yale.
Pas botimit të librit të tij të parë në 1959, Bloom shkroi më shumë se dyzet libra, duke përfshirë njëzet libra nga fusha e kritikës letrare, disa libra që diskutojnë për religjionon dhe një roman.
Librat e Bloom janë përkthyer në më shumë se 40 gjuhë./ObserverKult