Ndahet nga jeta ikona e valles shqiptare, Liljana Cingu

Liljana Cingu, valltarja e njohur e Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore ndërroi jetë mbrëmë në moshën 74 vjeçare si pasojë e një sëmundje të rëndë prej së cilës vuantë kohë të gjatë.

“Perëndesha e valles shqiptare”, kështu është quajtur e ndjera Cingu e cila më shumë se katër dekada art në skënë, si njohëse e folklorit të të gjitha trevave, shprehitë dhe emocionet i interpretoi para publikut çdoherë aq bukur, natyrshëm dhe me origjinalitet.

E ndjera ishte e njohur për kërcimet e saj me Rexhep Çelikun.

Mesazhet ngushëlluese kanë ‘vërshuar’ rrjetet sociale, për të ndjerën Cingu, ndërsa kujtojnë me krenari performancat e saja prej valltareje përgjatë krejt rrugëtimit.


“Për vite me radhë, ajo ishte imazhi i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore, duke u dhënë jetë më shumë se 200 valleve të kërcyera prej saj. Lili Cingu i përket asaj plejade artistësh, që e ngjitën vallen shqipe në skenat më të mëdha të botës, duke treguar një Shqipëri tjetër, me kulturë dhe folklor të pasur.

Sallës së provave të Ansamblit do t’i mungojë hapi i saj i lehtë, dhe fjala e saj e ëmbël”, thuhet në postimin të Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor në Facebook.

Liljana Cingu u lind në Tiranë në 31 dhjetor 1950. Ashtu si dhjetra artistë të tjerë edhe tek Lili talenti ra në sy që në fëmijëri. Ajo ndërmjet sportit dhe artit zgjodhi këtë të fundit.

Që në moshën 12 vjeçare përfaqëson shkollën”11 Janari” në një konkurim sportiv, ku dhe fiton një medalje duke u kualifikuar e para. Regjistrohet në grupin e valleve pranë Pallatit të pionierëve dhe më vonë 1963 ndjek një kurs vallëzimi katërvjeçar pranë AKKVP, nën drejtimin e Gëzim Kacelit. Ajo ju kushtua tërsisht valles dhe nuk mbeti e zhgënjyer.

Ndryshe, Teatri i Operas dhe Baletit hap dyer për t’i dhënë lamtumirën e fundit Mbretëreshës së Valles shqiptare, Lili Cingu.
Homazhet do të bëhen këtë të martë në Hollin kryesor duke filluar nga ora 10:00.

ObserverKult


E para asht dashnia, poezi nga Manjola Brahaj
Manjola Brahaj

Lexo edhe:

MANJOLA BRAHAJ: ÇKA TË BAJMË ME TRISHTIMIN?

Poezi nga Manjola Brahaj

Me çka ta veshim trishtimin tonë,
që na asht varë për qafe si nji fëmijë i llastuem?
Çfarë emni t’i vemë,
në ferrkun e heshtjes kur zgjohemi si mos me qenë dy vetë,
apo kur si gurë të randë biem në fundin e shtratit,
me fjetë?

Me çka ta pijmë e ta pshtyjmë pa e përtypë,
që të mujmë pa u mbytë me dalë hijes së tij t’zezë
edhe kur të jemi të mardhun
me gacat e fikuna të zjarmit pa ndezë?

Si me e fshi e me e hjekë ajrit të dhomave tona
kur hyn pa u ftue
ani pse dera asht e mbyllun me rezë,
e dritaret janë errësue?

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult