Ndahet nga jeta kantautori Irfan Blakçori

Muzikës së lehtë shqiptare nga mbrëmë do t’i mungojë një emër i shquar, Irfan Blakçori, i cili ia kushtoi gjithë jetën tingujve dhe fjalëve.

Lajmin për ikjen e tij e kanë dhënë miqtë nëpërmes rrjetit social Facebook.

Kantautori Blakçori ishte padyshim një nga artistë më prodhimtar, i cili bëri publikun për vete me zërin unik dhe tekstet e bukura që shkruante.

Ishte autor i mbi 200 këngëve, ndër të cilat më njohurat mbesin “Zogu i plagosur”, “Antigona”, “Sot është ditëlindja jote”, “Unë të dua”…

Irfani pas vetës ka lënë një djalë dhe tri vajza.