Ndahet nga jeta këngëtari i njohur shqiptar, Evans Rama

Një lajm i hidhur dhe i papritur vjen nga familjarët e kantautorit Evans Rama. Pas dy muajsh luftë me sëmundjen e zemrës, këngëtari u nda nga jeta në moshë të re, në një nga spitalet e Turqisë. Evans Rama, Vansi lindi në Tiranë më 17 shkurt 1973.

Djaloshi kishte një pasion të madh për muzikën dhe përfundoi liceun në degën e kantos, por me ndryshimet demokratike, Vans Rama studio për ekonomi dhe u bë një nga anëtarët e grupit të biznesit familjar.

Mirëpo kjo, nuk ndryshoi asgjë nga dashuria e tij për muzikën, duke e rrjeshtuar atë ndër muzikantët më orgjinal si kantautori seroiz dhe të dashur për të apasionuarit e muzikës së lehtë, të trashëguar prej dekadash.

Vans Rama është autor i disa këngëve dhe pjesmarrës i disa festivaleve deri dhe finalist i festivalit e 49 me këngën “Sonte”, të 54 me këngën “Flakë” dhe 56 me këngën “Gjurmët” dhe atë të muzikës moderne me këngët “Gabime fatale”, “Çast dobësie”, “Një gram lumturie” etj, transmeton ‘zathur.net’.

Ndarja nga jeta e Evans Ramës, është një humbje e madhe për artin e muzikës, kur kantautori ishte në rrugën e gjatë të krijimtarisë muzikore dhe për familjarët, bashkëshorten dhe për dy fëmijët e tij të mitur. Miqtë dhe ndjekësit e tij shprehin ngushllimet me dhimbje; U prehsh në paqe dhe… DO TË KUJTOJMË ASHTU SIÇ ISHE…I QESHUR DHE ME KËNGË NË GOJË ÇDO DITË. Lamtumirë mik!

Kush ishte Evans Rama?

Këndonte kryesisht: pop-rock

Evans Rama është këngëtar i njohur. Evans Rama ka mbaruar arsimin e lartë dega administrim biznesi.

Në prill 2005, Evans Rama merr pjesë në ‘Top Fest 2’ me këngën “Çast dobësie (Është vonë)”.

Në shtator 2006, Evans Rama merr pjesë në ‘Mikrofoni i Artë 2006’ me këngën “Dashuria nuk është ëndërr”.

Në nëntor 2006, Evans Rama merr pjesë në Kënga Magjike 2006 me këngën “U Ktheva”.

Në dhjetor 2006, Evans Rama merr pjesë në Festivali i 45-të në RTSH me këngën “Nata e fundit”.

Në shtator 2007, Evans Rama merr pjesë në ‘Mikrofoni i Artë 2007’ me këngën “Dua të ndryshoj”.

Në dhjetor 2007, Evans Rama merr pjesë në ‘Festivali i 46-të në RTSH’ me këngën “Drita e hënës”.

Në dhjetor 2010, Evans Rama merr pjesë në ‘Festivali i 49-të në RTSH’ me këngën “Sonte”.

Në qershor 2011, Evans Rama merr pjesë në ‘Top Fest 8’ me këngën “Ndoshta kemi për të thënë”.

Në dhjetor 2011, Evans Rama merr pjesë në ‘Festivali i 50-të në RTSH’ me këngën “Ti nuk mundesh”.

Në dhjetor 2015, Evans Rama merr pjesë në ‘Festivali i 54-të në RTSH’ me këngën “Flakë”.

Në dhjetor 2017, Evans Rama merr pjesë në ‘Festivali i 56-të në RTSH’ me këngën “Gjurmët”.

Më datë 30 korrik 2020, Evans Rama publikon videoklipin “Gabimet falen”. Muzika e këngës u punua nga Alandy & Evans Rama, ndërsa për orkestrimin u kujdes Alandy.

ObserverKult


Lexo edhe:

NDAHET NGA JETA STILISTJA E NJOHUR E MODËS, MARY QUANT, AJO ISHTE KRIJUESJA E MINIFUNDIT