Këngëtarja dhe aktorja e njohur franceze, Jane Birkin, është ndarë nga jeta në moshën 76-vjeçare, raportojnë mediet e huaja.
Artistja anglo-franceze, e cila frymëzoi koleksionin e famshëm të çantave Hermès Birkin, u gjet e pajetë në banesën e saj.
Këngëtares i ishte dashur të shtynte një sërë koncertesh këtë verë, pas një incidenti ku theu shpatullën. Në vitin 2021 ajo kishte shtyrë një tjetër tur muzikor, për shkak se kaloi infarkt në zemër.
E lindur në Londër, Birkin filloi karrierën e saj si aktore, dhe fitoi famë ndërkombëtare për marrëdhënien e saj në dhe jashtë ekranit me Serge Gainsbourg.
Dyshja u takuan ndërsa luanin bashkë në komedinë romantike satirike franceze të vitit 1969, Slogan, dhe vijuan të publikonin një album debutues në të njëjtin vit.
Albumi përmbante këngën seksualisht eksplicite “Je t’aime…moi non plus” e cila arriti në vendin e parë në Mbretërinë e Bashkuar.
Pas ndarjes së tyre në 1980, Birkin vazhdoi të punojë. Duke u shfaqur në shumë filma dhe duke regjistruar albume të shumta solo.
Në vitin 1981, aktorja ishte pranë shefit ekzekutiv të Hermès, Jean-Louis Dumas në një fluturim nga Parisi në Londër, sipas revistës L’Officiel.
Pas një bisede mes të dyve se sa e vështirë ishte gjetja e një çante që mund të plotësonte nevojat e Birkin si nënë e dy fëmijëve, lindi çanta Birkin.
Sipas raporteve, Dumas e skicoi çantën në moment dhe e quajti atë me emrin Birkin kur nisi prodhimi./gazetatema
ObserverKult
Lexo edhe: