Ndahet nga jeta këngëtarja e njohur

Këngëtarja e grupit “The Ronettes”, Ronnie Spector ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçare.

Lajmi u bë i ditur për mediat nga familja e saj përmes një deklarate.

“Engjëlli ynë i dashur Ronnie, u largua paqësisht nga kjo botë sot pas një beteje të shkurtër me kancerin”, tha familja.

“Ajo ishte me familjen dhe në krahët e bashkëshortit të saj, Jonathan. Ronnie e jetoi jetën e saj me një vezullim në sy, një qëndrim të çuditshëm, një sens humori dhe një buzëqeshje në fytyrën e saj”, u shprehën ata.

Ronnie formoi grupin “The Ronettes” në vitin 1961. Këtë e bëri së bashku me motrën e saj dhe një kushërirë ndërsa ishte ende adoleshente. Grupi i vajzave u bë shumë i popullarizuar në Angli, ku Ronettes kryesuan lista të tilla si Rolling Stones dhe Eric Clapton dhe The Yardbirds. /lapsi.al

__________________

Lexo edhe:

NDËRRON JETË AKTORJA E NJOHUR NË MOSHËN 34-VJEÇARE

Aktorja Miranda Fryer ka ndërruar jetë në moshën 34-vjeçare.

Lajmi u bë i ditur për mediat nga familjarët e saj të cilët deklaruan se janë ende në pritje të ekspertizës ligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes, transmeton ‘lapsi.al’.

”Miranda dhe Arthur po bënin plane për të krijuar familjen e tyre, kur një ditë të javës së kaluar ajo ra të flinte dhe nuk u zgjua kurrë. Nuk e dimë pse. Ajo ka pasur disa probleme me zemrën. Ndoshta personaliteti i saj i bukur ishte shumë i mirë për këtë botë.

Ne, që të gjithë e donim aq shumë, do t’i ruajmë si thesar kujtimet që na ka lënë. Ne do të mbajmë zi për humbjen tonë. Një fëmijë i bukur, adoleshente mahnitëse, e bukur nga brenda dhe jashtë… një grua, me kaq shumë dashuri dhe lumturi.“, u shprehën familjarët. 

Miranda ishte e njohur për rolin e saj në…

Shkrimin e plotë e gjeni KËTU.

ObserverKult