Kompozitori i njohur fierak, Nikollaq Bulo, është ndarë nga jeta në moshën 83-vjeçare. Miq e të afërm i dhanë lamtumirën në hollin e tetarit “Bylis”.
Krijuesi i disa këngëve në festivalin e RTSH-së në vitet ‘70 e ’80 si dhe themelues i Bandës Frymore “Myzeqeja”, Nikollaq Bulo u nda nga jeta në moshën 83-vjecare. Nderimet e fundit për kompozitorin e njohur fierak u bënë në hollin e teatrit Bylis.
“I ka dhënë shumë qytetit në fushën e artit. Ka një moment për t’u kujtuar sepse në vitet e para të rinisë, studimet i dolën në degë tjetër por Nikollaqi ndoqi pasionin e tij, muzikën. Kontributi i tij është i jashtëzakonshëm duke kompozuar një sërë këngësh, sidomos këngët për fëmijë. Ishte themelues i festivalit për fëmijë në qytetin e Fierit”, tha kryetari i Bashkisë së Fierit, Armando Subashi, transmeton ‘shqiptarja.com’.
“Humbja e tij është ngjarje e rëndë për qytetin jo vetëm për familjen. Ka dhënë kontribut të madh për muzikën, për muzikën simfonike dhe popullore. Emri i Llaqit mbahet mend se ka krijuar në të gjitha gjinitë e muzikës”, u shpreh Riku Hoxha, muzikant.
Bulo la gjurmë në fushën e kompozicionit për fëmijë, këngëve popullore, këngës qytetare fierake dhe asaj myzeqare.
Lexo edhe:
NDAHET NGA JETA KËNGËTARJA E NJOHUR
Është ndarë nga jeta në moshën 90-vjecare, këngëtarja e njohur, Loretta Lynn.
Në një deklaratë të dhënë për Associated Press, familja e Lynn tha se ajo vdiq në shtëpinë e saj në Hurricane Mills, Tennessee, shkruan “AP News”.
“Nëna jonë e çmuar, Loretta Lynn, ndërroi jetë këtë mëngjes, më 4 tetor, në gjumë në shtëpi- në fermën e saj të dashur në Hurricane Mills”, tha familja në një deklaratë…
Tekstin e plotë e gjeni KËTU